-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ganimete Musliu mbikëqyr AKI-në, por nuk i plotëson kriteret e Osmanit për pjesëmarrëse në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”

Kryetarja e komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, njëherit edhe luftëtare e UÇK-së nuk ka përmbushur kriteret në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë” të organizuar nga Presidentja, Vjosa Osmani. Kështu, Musliu u ftuar vetëm si pjesëmarrëse dhe jo si kontribut-dhënëse për paqen dhe sigurinë në vend.

Në karrigen e publiku refuzoi të marrë pjesë Musliu. Ajo në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se e ka parë të paarsyeshme të marrë pjesë vetëm si publik.

“Sot kom refuzuar të marrë pjesë në këtë forum, pasi e shoh të paarsyeshme që si mbikëqyrëse e komisionit të AKI-së të jem vetëm si publik”, tha Musliu për Insajderin.

Musliu ka treguar edhe për koleget e saja të cilat kanë qenë të ftuar vetëm si publik e që kontributin për vendin e kanë shumë më të madh.

“Këtu vlen të theksohet se si pjesëmarrësi kanë qenë të ftuara edhe Time Kadrijaj dhe Shqiper Selimi. Kadrijaj e cila në njëri krah ka mbajtur kallashnikov dhe në tjetrin çantën e medicinës në kohën e luftës kurse Selimi e cila si 16 vjeçare ka qenë ushtarja më e re e UCK-së, askush më shumë se këto gra nuk ka mundur të jap kontribut për vendin”, tha Musliu për Insajderin.

Tutje Musliu, shtoi se gruaja e vetëm që përmbush fjalët paqe dhe siguri dhe që nuk u ftuar nga Osmani është Flora Brovina.

“E vetmja grua e cila përmbush fjalinë për gruan, paqen dhe sigurinë është Flora Brovina e cila pa ashtu nuk ka qenë e ftuar”tha Musliu më tej.

Musliu kontributin e saj në kohën e luftës e kishte dhënë në zonën e Drenicë.

Zëri i grave që përbënin fortesën në kohën e luftës u mohu sot nga presidentja Vjosa Osmani./Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img