1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ganimete Musliu kujton emrat e deputetëve që votuan kundër Gjykatës Speciale

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka rikthyer një postim që e kishte shkruar më 26 qershor të vitit 2015, kur ishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ajo ka rikujtuar emrat e deputetëve që kishin votuar kundër Speciales, në mesin e të cilëve ishte edhe ajo.

“Flora Brovina, Nait Hasani, Fadil Demaku, Raif Qelaj, dhe unë (Ganimete Musliu) i tham përfundimisht JO Gjykatës Speciale ndërsa Rafet Rama kishte abstenuar. 

83 Deputetë kishin votuar pro gjykatës me 3 gusht 2015, vendim ky që rezultoj të jetë i padrejtë dhe fatal për historinë tone”, ka shkruar Musliu.

Postimi i saj i plotë:

Këtë status e pata shkruar në mengjesin e 26 Qershorit 2015, para se të shkoja në seancë plenare të Kuvendit, diten kur do të merrej vendimi me i rend për historinë e re të Kosovës. Ate ditë nën presion të madh vendor e ndërkombëtar  do të hidhej në votim  vendimi për formimin e Gjykatës Speciale.  Fatmirsisht atë dite fitoj vullneti i popullit dhe shtetit të Kosovës. Deputet me shumicë votuan kundër dhe Ky vendim nuk kaloj. Ishte gezim qe zgjati vetem  nje muaj e  7-të dite. Deputetet serish u vune në sprovë me 3 Gusht. Atë ditë kishim mbetë pak teper pak deputetë qe qendronim fort në bindjet tona. 

Flora Brovina, Nait Hasani, Fadil Demaku, Raif Qelaj, dhe unë (Ganimete Musliu) i tham përfundimisht JO Gjykatës Speciale ndërsa Rafet Rama kishte abstenuar. 

83 Deputetë kishin votuar pro gjykatës me 3 gusht 2015, vendim ky që rezultoj të jetë i padrejtë dhe fatal për historinë tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img