Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur disa kritika ndaj Qeverisë, duke thënë se po i privon qytetarët e Drenicës nga nevojat jetësore.
Musliu foli për ujin e pijshëm, ku tha se Qeveria Kurti ia ndalon ujin Drenicës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Një qeveri që ia ndalon ujin e pijes një rajoni si Drenica nuk mund të mbrohet. E drejta për ujë është e drejtë elementare. Kjo qeveri nëse për atë zotëri mund të jetë folklorizëm, për qytetarët e Drenicës është jetë dhe e ka nxjerr nga projekt-buxheti i kaluar dhe këtij viti. Ganimete Musliu nuk ka nevojë me mbrojt askush, por mendoni për vajzat e juaja se në çfarë mentaliteti po i rritni”, tha ajo në RTV Dukagjini.