1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ganimete Musliu ironike: Vetëvendosja u tregua modeste me sondazhin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë me ironi se Lëvizja VETËVENDOSJE! u tregua modeste me sondazhin e publikuar sot.

“Kjo është një vetëkënaqësi e Vetëvendosjes. Të them të drejtën, nuk e di a po bëjnë fushatë apo jo, por besoj se Vetëvendosja është dëshmuar në qeverisje”.

“Mua më befason që paska qenë modeste Vetëvendosja që e ka lënë Lëvizjen e tyre vetëm 3% para PDK-së”.

Musliu këto komente i ka bërë në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës.

“VV nuk ka shtrirje strukturale në terren. Nëse është fushatë elektorale nuk e di kë dëshiron ta manipulojë, por kësaj radhe ishin modestë”.

“Është e pakuptimtë kur thuhet se po vjen era zgjedhje pasi jemi në një vit zgjedhor. I kemi zgjedhjet komunale, andaj shoh edhe shtim të aktiviteteve politike”.

Musliu ka thënë se partia e saj është e gatshme gjithmonë për zgjedhje.

“PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve asnjëherë – e them pa modesti”.

“Është e turpshme dhe humoristike kur pyetet se a jeni të gatshëm për zgjedhjet, sepse partitë politike që nuk janë gati për zgjedhje gjithmonë nuk duhet të ekzistojnë”

“PDK nuk ia ka frikën asnjë partie në Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img