2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gani Koci tregon a do të jetë në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane

Pas dorëheqjes së Bekim Çollakut nga detyra e ministrit të Integrimeve Evropiane, u përfol për Gani Kocin, zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, në ardhje të kësaj pozite.
Por, është vet Koci ai që e mohon një gjë të tillë.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se kjo nuk është gjë tjetër pos spekulim.
“Jo,jo këto krejt janë spekulime. S`ka asgjë të vërtetë”, është shprehur ai.
 
Koci madje ka anashkaluar çdo mundësi që ai të jetë në pozitën e ministrit të Integrimeve. Ai ka thënë se nuk do ta pranonte këtë post edhe sikur t`i ofrohej.
“Nuk do ta pranoja. Kam arsyet e mia sigurisht”, ka thënë Koci.
Ndryshe, pas kalimit të Çollakut në pozitën Shef i Kabinetit të Presidentit, ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img