4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gani Jakupi i reagon me gjuhë të papërshtatshme Peter Stanos

Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, që paguhet në muaj më shumë se presidentja e Kosovës, kryeministri e kryetari i Kuvendit, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit në një konferencë për media ka thënë se vendimi BQK-së për Rregulloren e re duhej të jetë proces i negociatave në Bruksel.

Jakupi, ndonëse konsulent i Ambasadës së Kosovës në Bruksel i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, me gjuhë të papërshtatshme duke përdorur shkurtesën “WTF”.

WTF?! Që kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të respektojë një “zgjidhje të negociuar” në një subjekt të huaj?”, ka shkruar Jakupi.

Ai madje thotë se kjo qasje, sipas tij “koloniale” s’është asgjë e re, dhe shpreh frikën e tij se “po del jashtë kontrolli”.

“Qasja koloniale nuk është asgjë e re, por ja që po i del pak nga kontrolli, kam frikë…”, ka shkruar tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img