Site icon PrishtinaPress

Gani Geci: Mimoza Kusari e Abelard Tahiri kanë darkuar mbrëmë në Gjakovë, SHIK-u dhe VV janë bërë bashkë

Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, ka dhënë një teori në rrjete sociale.

Ai ka bërë të ditur se Mimoza Kusari e Abelard Tahiri mbrëmë kanë darguar në Gjakovë. Sipas tij, janë dakorduar që zgjedhjet të mbahen më 7 korrik.

Ai ka theksuar se “SHIK-u e VV janë bërë bashkë”.

Postimi pa ndërhyrje:

SHIK-dhe LVV u mbrëmë janë parë bashkë në një restaurant në Gjakovë. 

Me 7 korrik,2024 mbahen zgjedhjet.

Në darkë nga LVV ishte Mimoza Kusari me disa të tjerë, nga SHIK-u ishte Ferat Shala dhe kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri.

Ftoj të gjithë anëtarësinë e LDK-së së presidentit Rugova të bashkohemi rreth flamurit Dardan dhe tri shkronjave të LDK-së që na i la presidenti Rugova.

Janë bërë bashkë, kundërshtarët e Presidentit Rugova dhe të djathtës shqiptare andaj të bashkohemi edhe ne.

O sot, o kurrë!

P.s 

Kamerat i kanë fikur gjatë takimit.

Exit mobile version