Site icon PrishtinaPress

Gani Geci afër Albanit të Albulenës: Kur po më shohin kumunistat e VV-së, po ju vjen zheg

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje po shfaqin sjellje gjithnjë e më agresive, ndërsa rezultatet e votave të ardhura me postë duket se po zhgënjejnë këtë parti.

Sipas Nacionales, sot ka ndodhur një tjetër incident, ku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.

Gjatë konfrontimit, mësohet se Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.

Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë i pranishëm edhe vetë Gani Geci. Ai shihet afër me Alban Krasniqin.

Nacionale e ka kontaktuar Gani Gecin i cili po qendron si vëzhgues aty. “Mirë po shkon numërimi, gjithçka mirë është duke shku. Këta komunistat e Vetëvendosjes kur po më shohin mu po ju vjen pak zheg, po s’kom çka me ju ba” – ka thënë Geci.

Në lidhje me incidentin ai është përgjigjur se. “Prej kur unë jam këtu gjithçka është në rregull”.

Kujtojmë se Alban Krasniqi ka kërcënuar dje edhe koordinatorin e vëzhgueseve të LDK-së Shkëlzen Spahiu, duke iu drejtuar me fjalët, “hajde dalim jashtë”.

Exit mobile version