Ish-deputeti, ish-zëvëndësministri i MPJ-së, biznesmeni i njohur, Gani Dreshaj ka propozuar Luan Krasniqin për ambasador në Gjermani. Dreshaj ka thënë se ish-kampioni i botës në boks plotëson gjitha kriteret për të mbajtur këtë pozitë. “Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.
Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.
Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.
Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.
Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.
Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin”, shkruan Dreshaj në propozimin e tij.