0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Galeria Kombëtare e Kosovës me ekspozitë memoriale për Gjelosh Gjelokaj

Të martën do të hapë një ekspozitë memoriale kushtuar artistit të madh Gjelosh Gjokaj, ku do të prezantohen veprat e artistit, që tashmë janë pronësi e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, shkruan KultPlus.
Me rastin e vdekjes së artistit të madh Gjelosh Gjokaj, Galeria Kombëtare e Kosovës, të martën do të hapë një ekspozitë memoriale kushtuar artistit të madh Gjelosh Gjokaj, ku do të prezantohen veprat e artistit, që tashmë janë pronësi e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, shkruan KultPlus.
Ekspozita do të hapet të martën, në ora 12:00 dhe do të rri e hapur deri më 4 tetor. Gjelosh Gjokaj, ka vdekur të dielën. I ndjeri ishte themelues i shkollës së artit pamor-grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetës mbi 3 000 vepra artit në pikturë e grafikë.
Gjelosh Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh, lokalitet i Tuzit në Mal të Zi. Në Beograd kreu Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit. Diplomohet më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë./KultPlus.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img