Site icon PrishtinaPress

Galeria e Arteve të Kosovës fton artistët të aplikojnë për çmimin AR 2016

Galeria Kombëtare e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se është hapur konkursi për çmimin AR 2016 si vazhdimësi e përkrahjes dhe stimulimit të ideve inovative në art qysh prej vitit 2002.

“Galeria Kombëtare e Kosovës fton artistët  e rinj të aplikojnë për çmimin: AR 2016 si vazhdimësi e përkrahjes dhe stimulimit të ideve inovative në art qysh prej vitit 2002.
Të drejtë aplikimi kanë Artistët Kosovarë të moshës së re ( nën 40 vjec), pa kufizime në mediumet artistike.
Inkurajohen artistët që punojnë në:Teknologji dhe mediume të reja (art digjital, grafikë kompjuterike, animacion kompjuterik, art virtual, interaktiv, printim ne 3d, etj); Instalacion, performansë, video dhe audio; fotografi, fikturë, skulpturë, grafikë; Mediume të kombinuara.
Juria profesionale do të intervistojë kandidatët dhe do të perzgjedhë 4-6 finalistë, me të cilët kuratori do të realizojë ekspozitën AR. Në natën e hapjes së ekspozitës do të shpallet fituesi i çmimit.
Dokumentet e aplikimit:
–          Formularin e plotësuar të aplikimit ( formulari merret në GKK);
–          Portfolio;
–          Koncepte për tri punime të reja;
–          CV.
Afati:
Kandidatët e interesuar duhet dorëzuar dokumentet e kërkuara në zyrat e GKK (Agim Ramadani 360), para datës 10 Tetor 2016, në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Per konkursin AR 2016”.
Vërejtje:
Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen.
Nuk pranohet dorëzimi fizik i punimeve të realizuara( pikturë, skuplturë,grafikë)- ato duhen të jenë të fotografuara”, thuhet nw komunikatwn drejtuar mediave./Gazeta Express
Exit mobile version