-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Galatasaray s’e ka blerë ende Rashicën, yllin kosovar e duan pesë klube të Bundesligës

Galatasaray nuk ka arritur ende marrëveshje me Norwich Cityn, përkundër raportimit të mediave turke.

Sipas tyre, ylli kosovar do të përfundojë në Stamboll për një shumë prej 7,5 milionë eurosh.

Mirëpo, mediat angleze mësojnë se palët nuk kanë rënë ende në ujdi dhe se vushtrriasi do të rikthehet në klubin anglez përkohësisht për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri, përcjell “Gazeta Express”.

Natyrisht, përfaqësuesi kosovar pritet të largohet nga “Carrow Road” gjatë verës pasi e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Galatasaray, ku shkëlqeu në futbollin turk.

Madje, mediat britanike mësojnë se 27 vjeçarin e duan pesë klube të Bundesligës, të cilat janë duke e monitoruar situatën e vushtrriasit.

Rashica kishte luajtur me sukses në Gjermani me Werder Bremenin, prej nga në vitin 2021 ishte transferuar në Premierligë tek Norwichi.

Krahas Galatasarayt, futbollistin e krahut e do edhe gjiganti tjetër turk, Besiktas.

Sidoqoftë, Miloti nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur prapë dhe gjatë në “Nef Stadium” pasi e kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Galatasaray, shkruan “Gazeta Express”.

Ai kontribuoi në 11 gola të gjigantit nga Stambolli në Superligën Turke gjatë 26 ndeshjeve sa i zhvilloi në sezonin 2022/23, ndërsa u bë lojtar mjaft i pëlqyer i tifozëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img