Galatasaray ka arritur që me sukses të kualifikohet në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti turk e eliminoi ekipin nga Lituania, Zalgiris 1:0 në Stamboll, pasi ndeshja e parë kishtë përfunduar baraz 2:2.
Golin e fitores dhe të kualifikimit e realizoi Dries Mertens në minutën e 31-të të takimit.
Në raundin e tretë kualifikues, Galatasaray do të ndeshet me ekipin slloven, Ljubljana.