Galatasaray ka arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit Tete, një mesfushor ofanziv që mund të luajë edhe në krahët e sulmit.
Tete ka pranuar një marrëveshje katër vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon, shkruan Gazeta Express.
Kësisoj, zbehen në maksimum gjasat që ylli kosovar, Milot Rashica t’u bashkohet atyre.
Rashica kaloi një sezon fantastik te Galatasaray, por ende nuk ka siguruar kalimin e plotë nga Norwich City.