-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Galatasaray bën ofertë zyrtare për blerjen e Rashicës, Norwich City kërkon gati dyfishin

Milot Rashica ka fituar admirimin e trajnerit Okan Buruk dhe tifozëve me paraqitjen e tij te Galatasaray dhe klubi i turk dëshiron ta blejë përfundimisht sulmuesin e Kosovës.

Drejtuesit e Galatasarayt kanë marrë masa për sulmuesin anësor vushtrrias për të bërë huazimin e tyre në blerje të përhershme.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka bërë një ofertë zyrtare prej pesë milionë eurosh, plus bonuse për Rashicën.

Megjithatë, thuhet se skuadra angleze e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka kërkuar tetë milionë euro nga turqit për yllin e Kosovës.

Galatasaray nën drejtimin e Dursun Ozbek këmbëngul për ta sjellë Rashicën në klub dhe sipas lajmeve të fundit “Cimbom” nuk tërhiqen nga negociatat me Norwich City.

Fakti që 26-vjeçari vushtrrias dëshiron të qëndrojë te klubi turk është një nga detajet që forcon dorën e Galatasarayt për këtë transferim.

Ndryshe, Rashica ka bërë 22 paraqitje për Cimbom deri tani këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhuruar katër asistime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img