Gabriel Jesus mund të hyjë në histori të Premier Ligës në ndeshjen që Arsenali e zhvillon sonte ndaj Luton Toënit në xhiron e 31-të të Premier Ligës.
Topçinjtë sonte po luftojnë për të dalë të parët në tabelë në rast fitoreje, ndonëse Liverpooli mund ta rikthejë atë pozitë të enjten.
Sot braziliani e festoon ditëlindjen, dhe për ditëlindjen e tij të 24-të ai kishte realizuar gol ndaj Leicester Cityt sa luante te Manchester City.
Ndërkaq, nëse realizon edhe sonte për Arsenalin, ai do të bëhet lojtari i parë që shënon në dy ditëlindjet e tij në Premier Ligë për dy klube të ndryshme.