3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gabriel Escobar mbyll takimin me Lulzim Bashën: E pres kryedemokratin në Washington

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka përfunduar takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për media, Escobar i ka premtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ai kërkoi një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare për luftën kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se së shpejti pret që të takojë Bashën në Washington.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri. Isha i lumtur që u takova me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj integrimit në BE dhe luftës kundër korrupsionit dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj përfshirë edhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit dhe sanksionet. Për ta kthyer këtë në realitet do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite dhe vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres me kënaqësi që të takoj Bashën në Washington sa më shpejt të ketë mundësi”, tha Escobar. /TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img