Fiorentina dhe Juventusi vazhdojnë të barazojnë 0-0 në “Artemio Franchi” pas 45 minutave të para.
VAR e ka shpëtuar Juventusin kundër Fiorentinas ku për katër minuta u diskutua; “nuk është penallti, është penallti dhe në fund nuk është penallti” për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Por, në video nuk duket se lojtari i Fiorentinas e ka shtyrë topin, dhe mediat italiane e ato botërore kanë nisur të raportojnë se si gaboi rëndë VAR-i në këtë rast që zgjati 4 minuta dhe kishte kohë të mjaftueshme për të shikuar pastër gjithçka.
VAR-i nuk është duke u përdorur ashtu siç duhet në Serie A, që tashmë pas vetëm pak muajsh, janë vërshuar një numër i madh i kritikave për aplikimin e kësaj teknologjie.
https://streamable.com/uusi8