-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

G7 me porosi për Prishtinën dhe Beogradin

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) u bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë në tërësi marrëdhëniet e tyre me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, në mënyrë që ata mund të bëjnë progres në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në një komunikatë të përbashkët në fund të samitit.

Sipas G7, pa një normalizim të efektshëm dhe të plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon.

Shefat e diplomacive të G7 konfirmojnë angazhimin e tyre ndaj sigurisë, stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës

evropiane të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Ata theksojnë rëndësinë e përmirësimit reformat e nevojshme të brendshme, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, sipas një komunikate në 25 faqe të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Takimi i ministrave të G7 u mbajt të premten dhe të shtunën në rajonin francez të Bretanja. Anëtarët e G7 janë Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA, Britania e Madhe dhe Kanada.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img