Reperi shqiptar i cili vepron në Amerikë, G4shi, nuk ka pritur mirë zgjedhjen e Donald Trump për president të SHBA-ve.
G4shi ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të shprehur indinjatën për zgjedhjen e Trump për president.
Ai ka etiketuar Drake, duke i propozuar që të nënshkruaj për kompaninë OVO Sound në pronësi të tij dhe kështu të zhvendoset në Kanada.
Zgjedhja e Trump për president ka shokuar mbarë botën, në veçanti yjet e shoubizit të cilët masovikisht përkrahën Hillary Clintonin.