Në moshën 24-vjeçare, ka vdekur futbollisti Shendrit Ameti. Ai vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku në kufirin Kosovë – Serbi.
Ameti ishte duke ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.
Të dy janë ende në gjendje të rëndë, teksa personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ameti ishte pjesë e skuadrës së katërt të TSV 1860 Munich.
“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e klubit gjerman./Prishtinapress/