0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Futbollisti shqiptar, Naser Aliji bëhet viral në rrjetet sociale pas akrobacioneve në stërvitje

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji ka pushtuar rrjetet sociale, pas disa akrobacioneve të bëra gjatë një stërvitje me skuadrën e tij, Honved.

Aliji ka disa vite që po luan tek skuadra e njohur hungareze, Honved, ndërsa së fundmi kanë filluar me përgatitjet para-sezonale.

Disa stërvitje në ambient të mbyllur, ku futbollistët mundohen të mos e lënë topin të bie në tokë kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

Protagonisti kryesor padyshim se është mbrojtësi i majtë, shqiptar, Naser Aliji, i cili ka pushtuar rrjetet sociale me aftësitë e tij.

Aliji bën akrobacione në tri raste, duke mos e lënë topin të bie në tokë, ndërsa edhe bashkëlojtarët e tij e përgëzojnë dhe befasohen nga aftësitë.

Është vet 27-vjeçari që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ndërsa më vonë është shpërndarë nga shumë faqe të njohura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img