Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Arbër Zeneli dhe bashkëshortja e tij Dafina janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa kanë zbuluar që foshnja erdhi në jetë me 26 gusht.
Vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Ela dhe në postim arritën të marrin qindra komente vetëm pak minuta pas publikimit.