0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Futbollisti i Skënderbeut bën një postim të veçantë: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin 5 euro

Situata e vështirë që po kalon Shqipëria nga tërmetet i ka bërë të gjithë bashkë, me shumë shtete që nuk e kanë kursyer ndihmën e tyre.

Ndihmat ishin të shumta si nga Kosova, Serbia apo edhe Greqia, të cilat menjëherë u bashkuan me shqiptarët për të nxjerrë personat që ishin nën rrënoja.

Pikërisht për këtë ka folur edhe mesfushori i Skënderbeut , Bruno Dita, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka dhënë një mesazh të veçantë.

“Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë nuk pyetën 2 herë për t’u futur nën rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët, të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë janë aty, italianët që janë racista janë aty, serbët, kroatët, rumunët të gjithë janë aty, ashtu siç duhet të jenë kur miku është në vështirësi…”, shkruan Dita.

ditaa

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img