Futbollisiti kosovar, Ardian Ismaili është lënduar gjatë ndeshjes Empoli – Udinese.
Mbrojtësi i kombëtarës së Shqipërisë është detyruar të largohet nga loja në minutën e 75-të.
Nuk dihet ende shkalla e lëndimit, por Ismaili do ti sjellë kokëqarje trajnerit Sylvinho, pasi Shqipëria me 12 tetor luan ndeshjen ndaj Çekisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionarit Evropian ”Euro 2024”./IndeksOnline/