Dhuan vazhdon të jetë e pranishme çdo herë në stadiumet e Kosovës, madje jo vetëm nga tifozët siç jemi mësuar t’i shohim, por edhe mes lojtarëve dhe ndaj gjyqtarëve në fushë.
Një rast dhune ku u përfshi një futbollist dhe gjyqtar ka ndodhur në Hanin e Elezit në takimin ndërmjet FC Sharri dhe Przirenit, ndeshje kjo që zhvillohet në ligën e dytë të futbollit kosovar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për futbollistin e FC Sharrit, Driton Lokun i cili thuhet se pas përfundimit të ndeshjes e ka sulmuar gjyqtarin kryesor të këtij takimi, Liridon Selimajn duke e goditur me grusht, pasi gjyqtari e kishte ndëshkuar atë me karton të kuq.
Selimaj e ka denoncuar rastin në polici, ku pas intervistimit të të dyja palëve i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se skuadra e FC Sharrit e ka humbur këtë takim me rezultatin 0:1 dhe se ndodhet në vendi e 13’të në tabelë me 16 pikë të grumbulluara, dy pikë larg zonës së rënjes bga liga.