Alan Shearer është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në kampionatin anglez, Liga Premier.
Ish-sulmuesi i famshëm anglez, i cili shumicën e kohës e kaloi te skuadra e Newcastle ka arritur të shënoj plot 260 gola në Ligën Premier, duke lënë shumë mbrapa përcjellësit e tij.
Pas tij, në vend të dytë vjen Wayne Rooney me 194 gola të shënuara, ndërsa në vend të tretë po ashtu renditet një anglez, Andy Cole me 187 gola të shënuara, shkruan Telegrafi.
Vendi i katërt i takon një mesfushori dhe ai është Frank Lampard, i cili ka arritur të shënoj plot 177 gola, ku shumica janë shënuar për Chelsean, duke lënë në vend të pestë ish-sulmuesin francez të Arsenalit, Thierry Henry me 175 gola.
Futbollistët tjerë që kanë shënuar 150 apo më shumë gola, janë edhe Robbie Fowler me 163 gola dhe Micheal Owen me 150 gola, po aq sa ka edhe futbollisti ende aktiv, Jermain Defoe, i cili shënoi dje(shtunë) me Sunderlandin. /Telegrafi
Alan Shearer – 260 gola
Wayne Rooney – 194 gola
Andy Cole – 187 gola
Frank Lampard – 177 gola
Thierry Henry – 175 gola
Robbie Fowler – 163 gola
Michael Owen – 150 gola
Jemain Defoe – 150 gola