Prishtina do ta zhvillojë sot një përballje të rëndësishme ku ndeshet me Lalishevën në kuadër të javës së 7-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” por për shkak që Prishtina është dënuar nga Disiplinori i FFK-së, pas përleshjes së tifozëve ne sfidën ndaj Ballkanit është dënuar me dy ndeshje t’i luajë jashtë Prishtine.
Sfida e sotme luhet në Lipjan derisa tashmë futbollistët tanë mbërritur në stadiumin “Sami Kelmendi” dhe janë gati për ndeshjen e cila nis nga ora 15:00. /Prishtinapress/