-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Futbollistët e Kosovës zhvillojnë stërvitjen e parë për miqësoren ndaj Norvegjisë

Futbollistët e Kosovës kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë për grumbullimin e qershorit në Kampin Nacional në Hajvali.

Dardanët kanë stërvitur me përkushtim në aspektin tekniko-taktik, për t’u përgatitur sa më mirë për miqësoren e parë të qershorit.

Në stërvitjen e parë, përveç Arijanet Muric, të gjithë lojtarët e tjerë të ftuar ishin prezent.

Seancat stërvitore do të vazhdojnë në dy termine çdo ditë deri në nisjen për në Oslo, më 3 qershor.

Trajneri dhe stafi teknik kanë planifikuar një sërë seancash intensive që krahas punës në fushën e gjelbër do të përfshijnë edhe analiza taktike.

Ata do të përballen me Norvegjinë, me datë 5 qershor në Oslo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img