Site icon PrishtinaPress

Fushtica për Prishtina Press: Deri tani janë adaptuar mbi 50 qenë

Në një interviste për Prishtina Press, Drejtori për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica ka thënë se nga fillimi i muajit shtator deri tash janë adaptuar mbi 50 qenë endacak.

“Prej vendimit të qershorit ne kemi filluar më vonë, vendimi është marrë në Qershor nga kuvendi komunal i Kryeqytetit” tha fillimisht Fushtica.

“Projekti ka filluar ne muajin shtator, pra nga muaji shtator deri tani kemi mbi 50 qytetarë që kan marrë qenë endacak”.

Fushtica poashtu theksoi se ky problem nuk është vetem problem i Prishtinës, por është problem i të gjitha komunave në Kosovë.

I pyetur se a kan pasur ndonjë ndihmë nga institucionet shtetërore ai tha se nuk kemi pasur asnje ndihmë nga institucionet shtetërore në asnjë lloj mënyre./PrishtinaPress/

Intervista e plotë:

https://www.facebook.com/61551294125949/videos/sulmohet-nj%C3%AB-qytetar-nga-qen%C3%ABt-endacak-n%C3%AB-sheshin-e-prishtin%C3%ABs-pamje-flet-p%C3%ABr-pr/1473277873456201/

 

Exit mobile version