2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Fushë Kosovë: Burri e detyron gruan të kryejë vjedhje në markete dhe e rrah

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë u denoncuar së fundmi nga një grua në Fushë Kosovë, por këtë herë ndodhi diçka jo fort e zakontë.

Sinjali mëson se bashkëshorti i viktimës dyshohet se ushtroi dhunë ndaj saj pasi ajo refuzoi të kryejë vjedhje, siç i kishte kërkuar ai.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari fillimisht e kishte detyruar gruan të vidhte në markete, por pasi ajo nisi me refuzime – ai e sulmoi fizikisht.

Viktima kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin që kishte ndodhur.

Burimet e njëjta thonë se si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për arrestimin e të dyshuarit, por i njëjti akoma nuk është kapur.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img