Policia e rajonit të Prishtinës thotë se i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve dhe rasteve specifike të ndodhura kohëve të fundit.
Në kuadër të këtij angazhimi, PK njofton se pas një informate të pranuar sot rreth orës 15:00, se në Fushë Kosovë, viktima, një femër, 39 vjeç, i ishte ekspozuar dhunës në familje, policia e stacionit policor të Fushë Kosovës ka organizuar punën e saj me veprime operative të cilat kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit;
▪︎ R. H, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ndaj tij policia inicioi një hetim, në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të njejtin e dërgoi në mbajtje prej 48 orësh.