1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fushë Kosova e fiton në tavolinë ndeshjen me Vjosën

Fushë Kosova e ka fituar me rezultat zyrtar, 3:0 ndeshjen me Vjosën, e vlefshme për xhiron e 23-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Në fakt, dje Fushë Kosova ishte ankuar lidhur me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit në këtë ndeshje nga ana e klubit nga Shtimja.

Dhe, Komisioni i Garave si organ i autorizuar sot e miratoi ankesën e klubit të Fushë Kosovës për t’ia dhënë atë fitoren, ndërsa e dha edhe arsyetimin e këtij vendimi.

“Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 25.04.2023 ,me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Vjosa” – KF “Fushë Kosova“ e vlefshme për javën e 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë të Kosovës Grupi (B), konstatoi se KF “Fushë-Kosova” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes në këtë ndeshje të lojtarit të KF “Vjosa“ – Ideal Ademaj – me nr . licence-15.dhe me ID.-nr. 015378M05, për shkak se lojtari është aktivizuar pa të drejtë në lojë me datë: 23.04.2023 dhe sipas protokolit zyartar ndeshja ka filluar në ora: 15.00. I njëjti lojtar një ditë më parë, konkretisht me datë, 22.04.2023 është aktivizuar në lojë në kuadër të javës së 24-të rangu garues për kategorinë e juniorëve U-19, e cila ndeshje ka filluar në ora 13.30 dhe ka pasë detyrim që javën e 23 në Ligën e Parë të mos aktivizohet në lojë (pushojë).

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71 paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Komisioni i Garave pas shikimit të protokoleve zyrtare të të dy ndeshjeve si prova të vlefshme dhe fakteve kryesore për vendimmarrje, ka vërtetuar se lojtari i lartëtheksuar pa të drejtë është aktivizuar në lojë në minutën 90+ , respektivisht është regjistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes në javën e 23-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Vjosa“ – KF “Fushë Kosova”, kështu që ka bërë shkelje të nenit 51, paragafi 4 të Rregullores së Garave: Nëse klubi luan në ndeshje publike me lojtar i cili brenda njëzetë e katër orëve (24) ka luajtur më parë do të konsiderohet si paraqitje e pa rregullt e lojtarit dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për parashtuesin e ankesës; nenit 77-të paragrafi 1 pika 5 të Rregullores së Garave: Ka lojtar të evidentuar (shënuar) në protokolin zyrtar të ndeshjes (pa marrë parasysh se a është aktivizuar në lojë) përkundër që lojtari nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara me këtë rregullore dhe /ose nuk ka pasur të drejtë loje; si dhe nenit 58, paragrafi 1, pika F të Rregullores Disiplinore: Kur brenda 24 orëve lojtari është paraqitur edhe në një ndeshje tjetër zyrtare; prandaj ankesa e KF “Fushë Kosova” – Miratohet si e bazuar dhe ndeshja e javës së 23-të KF “Vjosa” – KF “Fushë Kosova“ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“. Nga theksimet e lartëshenuara e vendos si në dipozitv”, shkruan në vendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img