Klubi i Futbollit, Fushë Kosova ka dorëzuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për parregullsi në ndeshjen ndaj Vjosës, në kuadër të Ligës së Parë.
Sipas tyre, futbollisti i Vjosës, Ideal Ademaj, ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare brenda 24 ore me ekipin e parë dhe juniorët dhe kjo bie ndesh me rregulloren e garave.
Nëse Fushë Kosova fiton me rezultat zyrtar 3-0, do të shkonte 6 pikë diferencë me Ulpianën.
Në Ligën e Parë kanë mbetur vetëm edhe 4 javë deri në fund të sezonit./prishtinapress.net/