Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli është zgjuar me qëllime. Këngëtari i njohur dëshiron që të bëhet lider i shtëpisë dhe për këtë arsye ka vendosur që t’u kërkojë votën banorëve të tjerë.
Fillimisht ai i kërkoi Elvis Pupës që ta votonte dhe më pas kapi në vete edhe Gerti Koxhën. Ai u tha që ta shikojnë vetë se kë të votojnë, por ai po bën fushatë për veten.
“O sot o nesër do bëhet votimi për liderin. Unë ju thashë 5-6 vetëve se dua të bëhem. Vota është e lirë thjesht po bëj fushatën. Ti shikoje vetë, ke logjikën tënde”, i tha Luizi Gertit.
Këngëtari nuk e la me kaq pasi shkoi edhe te Dea Mishel dhe i tha se ‘sot votohet për lider’. Ajo ia ktheu se mund të bëhet edhe Jori.
“Kam vendosur që të bëhem unë. Jo kam vendosur, të shprehem më mirë, kam dëshirë të bëhem”, tha Luizi.
Ky i fundit shkoi edhe te Nita Latifi dhe Krist Aliaj që ishin në tualet dhe u tha dëshirën e tij për të qenë lider i shtëpisë.
“Nita sot janë votimet për lider, kam qejf boll me u bë, për Zotin. Krist janë votimet për lider sot, kam qejf të bëhem unë. Unë kam për borxh me të thënë, ti votën e ke të lirë, jepja kujt të duash. Jam duke u thënë të gjithë banorëve që e di që mund të më japin votën.