Site icon PrishtinaPress

Fushata nëpër qytete – A po kërcënon NISMA me shkuarje në zgjedhje?

Ani pse zgjedhjet e fundit të parakohshme janë mbajtur para më shumë se një viti, tashmë në Kosovë po vije “erë zgjedhjesh”. Kjo pasi që partitë opozitare, dhe jo vetëm, tashmë kanë dal në terren, madje edhe fjalori i tyre po i ngjan më tepër fushatës parazgjedhore.

E vazhdën e takimeve, po e vazhdon edhe NISMA me në krye Fatmir Limën, duke lënë kështu shijen se zgjedhjet e parakohshme janë afër.

Sipas politologut, Ramush Tahiri, NISMA po e kërcënon tërthorazi Qeverinë “Haradinaj” pasi që është e pakënaqur me ndarjen e pushtetit.

“NISMA mundet me kërcu direkt apo tërthorazi me rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” vetëm nëse është e pakënaqur vetëm me pjesën apo hisen në ndarjen e pushtetit dhe të benefiteve të tjera që sjellë të qenurit në koalicionin qeverisës”  ka thënë Tahiri.

Kurse analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, mendon se opozita e ka të pamundur që të rrëzojë qeverinë pa votat e ndonjërit të partner të koalicionit.

“Partitë politike vazhdimisht janë në fushatë. Por, duke pasur parasysh situatën politike në vend, respektivisht bllokadën në institucione, atëherë turet e tilla mund të konsiderohen edhe fushatë. Opozita e ka të pamundur që ta rrëzojë qeverinë pa votat e ndonjërit partner të koalicionit” ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, vendin në zgjedhje mund ta qoj edhe vet Presidenti Thaçi, përmes ndikimit që ka ai në PDK.

“Po ashtu, vendin në zgjedhje mund ta çojë edhe presidenti, nëpërmjet ndikimit që ka në PDK” është shprehur Mushkolaj.

Analisti Tahiri, po ashtu, po e konsideron fushatën e Fatmir Limajt si fushatë animuese për veten dhe për partinë e tij.

“Turri i Fatmir Limajt e kuptueshme që është fushatë animuese për personin e tij dhe për partinë sepse ka rrezik që NISMA pas mospajtimeve të brendshme dhe pas bërjes publike të ca çështjeve të mos i fitoje zgjedhjet pra të mos e kaloj pragun zgjedhor ose të mos mund të formojë Grupin parlamentar si thotë njeri prej aktorëve. Limaj mbeti edhe pa u votuar si udhëheqës i Ekipit të Unitetit për bisedime me Serbinë” tha Tahiri.

Kurse, nevojën e zgjedhjeve po e konsideron si të dobishme për qytetarët, zgjedhje këto që do duhej të mbaheshin brenda këtij viti kalendarik.

“Zgjedhjet e reja parlamentare te jashtëzakonshme do të duheshin të mbaheshin brenda këtij viti kalendarik. Kjo do të ishte shumë e dobishme për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Për këtë d të duheshin të gjej në pajtim të gjitha partitë politike edhe ato të pozitës edhe ato të opozitës për faktin se nuk po mund të merret asnjë vendim i rëndësishëm me shumicë votash në Kuvend ndërsa Qeveria e ka humbur shumicën parlamentare” ka thënë ai.

Po ashtu, edhe analisti Mushkolaj konsideron se nëse gjendja mbetet e tillë, është më mirë që partitë të shkojnë në zgjedhje.

“Nëse situata mbetet e tillë, me një Kuvend jofunksional, atëherë është më mirë që partitë politike të merren vesh për të shkuar në zgjedhje.” ka përfunduar Mushkolaj.

Exit mobile version