5.7 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Fushata kundër policëve të rinj nga komunitetet, reagon Ambasadori gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se frikësimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhet e komuniteteve është shqetësues dhe dueht të ndalet menjëherë, shkruan Express.

Rohde ka thënë se policët e rinj nga komunitetet meritojnë të gjithë mbështetjen, sidomos nga komunat dhe qytetarët ku ata janë të vendosur.

Plotësisht dakord. Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet boshnjake, rome, serbe dhe turke të Kosovës meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde, duke u pajtuar me qëndrimin e shefit të EULEX-it.

Shefi i ri i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano, ka shkruar se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë.Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar Barbano./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img