5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Furnizimi me tekste shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materuale mësimore.

Sipas saj, numri i përfituesve është mbi 81 mijë. Nagavci ka bërë me dije se numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë, derisa ka thënë se pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.  Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka shkruar Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img