Site icon PrishtinaPress

Furnizimi me rrymë pas sulmit – KEK del me njoftim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEK ka thënë se po vazhdon të operojë me dy njësi të TC Kosova B dhe dy njësi të TC Kosova A, të cilat nuk janë prekur nga mungesa e ujit nga kanali.

“Po ashtu, në rast nevoje, KEK ka siguruar kapacitetin prej 150 MW nga KESH, i cili do të shfrytëzohet për të mbështetur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se po vazhdon angazhimi për normalizimin e gjendjes.

“Korporata Energjetike e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, po vazhdon angazhimet për normalizimin e gjendjes, duke përfshirë edhe institucionet e tjera përkatëse. Të gjitha palët janë të angazhuara në koordinim të ngushtë dhe po punojnë pa ndërprerje për të minimizuar ndikimet dhe për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë për TC Kosova B dhe me energji elektrike për qytetarët dhe sektorët e tjerë të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version