11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Fuqizimi i Kosovës parësor, Osmani zotohet të bashkëpunojë me aleatët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka thënë se duhet të zbatohet në plotni marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit.

Në këtë takim Osmani dhe Guerot kanë diskutuar për bashkërëndimin me parnerët rreth qëllimit të përbashkët për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes aleatëve për të arritur fuqizmin ndërkombëtar të Kosovës.

Osmani vlerësoi raportet me Francën dhe konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img