9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Fuqia e të qeshurit si një terapi për mendjen dhe trupin

E qeshura mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe ta bëjë reagimin fizik dhe emocional ndaj stresit më pak intensiv.

Studiuesit vlerësojnë fuqinë e të qeshurit për të përmirësuar mirëqenien fizike dhe mendore. E qeshura me të tjerët ndihmon në krijimin e lidhjeve shoqërore dhe mund të rrisë intimitetin.

Duke aktivizuar rrugët nervore të emocioneve si gëzimi dhe hareja, e qeshura mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të trurit të neurotransmetuesve, ngjashëm me atë që bëjnë antidepresantët.

E qeshura është disi si një kurë ndaj stresit, i cili dobëson këto sisteme dhe rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, transmeton rtsh.al.

Fuqia fizike e të qeshurit

Njerëzit fillojnë të qeshin që në foshnjëri, ndërsa ky veprim ndihmon në zhvillimin e muskujve dhe forcën e sipërme të trupit. E qeshura nuk është vetëm frymëmarrje. Ajo mbështetet në kombinime komplekse të muskujve të fytyrës, që shpesh përfshijnë lëvizjen e syve, kokës dhe shpatullave.

E qeshura aktivizon shumë rajone të trurit: korteksin motorik, i cili kontrollon muskujt; lobi frontal, i cili ju ndihmon të kuptoni kontekstin dhe sistemi limbik, i cili modulon emocionet pozitive. Aktivizimi i të gjitha këtyre qarqeve forcon lidhjet nervore dhe ndihmon një tru të shëndetshëm të koordinojë aktivitetin e tij.

Fuqia njohëse e të qeshurit

Një sens i mirë humori dhe e qeshura që pason varen nga një masë e mjaftueshme e inteligjencës sociale dhe burimeve të kujtesës. Humori, zakonisht vjen nga njohja e mospërputhshmërive ose absurditeteve të një situate. Për të arritur këtë ndjesi duhet të zgjidhni mendërisht sjelljen ose ngjarjen befasuese përndryshe nuk do të qeshni. Konkludimi i qëllimeve të tjerëve dhe marrja e këndvështrimit të tyre mund të rrisë intensitetin e të qeshurës dhe zbavitjes që ndjen. Për të “përfituar” një shaka ose situatë humoristike, duhet parë ana më e lehtë e gjërave.

Fuqia sociale e të qeshurit

E qeshura krijon lidhje dhe rrit intimitetin me të tjerët. Shumë aftësi njohëse dhe sociale punojnë së bashku për të monitoruar kur dhe pse ndodh e qeshura gjatë bisedave.

Ju mund të praktikoni të qeshurit kur jeni vetëm, duke marrë një këndvështrim që vlerëson anën qesharake të ngjarjeve, ndërsa është një shenjë e jashtme e ndarjes së një vlerësimi të situatës. Për shembull, folësit publikë dhe humoristët përpiqen të qeshin për ta bërë audiencën të ndihet psikologjikisht më afër tyre, për të krijuar intimitet.

Duke praktikuar pak të qeshura çdo ditë, mund të përmirësohen aftësitë sociale që mund të mos vijnë natyrshëm. Kur qeshim si përgjigje ndaj humorit, ndajmë ndjenjat me të tjerët. Të dyja gjinitë qeshin më shumë me të tjerët sesa kur janë vetëm.

Fuqia mendore e të qeshurit

E qeshura prodhon emocione pozitive që çojnë në përjetim të ndjenjave si argëtimi, lumturia, gëzimi. Ato rrisin mirëqenien subjektive dhe kënaqësinë nga jeta. Studiuesit, sipas CNN zbulojnë se këto emocione pozitive të përjetuara me humorin dhe të qeshurën lidhen me vlerësimin e kuptimit të jetës dhe ndihmojnë kryesisht të moshuarit të kenë një pikëpamje të mirë për vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë gjithë jetës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img