Site icon PrishtinaPress

Fuqia e qetësisë, një praktikë që largon stresin

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, niveli i zhurmës që na bombardon në përditshmëri është një faktor i rëndësishëm që dëmton shëndetin tonë

Ky është një paralajmërim që u bë pas studimeve të shumta për këtë temë, ndaj ekspertët e konsiderojnë si të rëndësishëm qëndrimin herë pas here në qetësi totale. Shumë shpejt ky do jetë luksi i ri i botës.

Zhurmat e tepërta dhe të larta kanë efekte negative jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe në zhvillimin e problemeve me presionin e gjakut, ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, rrisin riskun për diabet dhe është vërtetuar se zhurmat nxisin probleme me sjelljen te fëmijët dhe adoleshentët. Ndërsa te të rriturit aktivizojnë hormonet e stresit në nivele më të larta se normalja.

Edhe pse sugjerohet të qëndrohet në qetësi herë pas here, shumë kanë frikë nga qetësia e plotë. Cila është balanca në këtë rast?

▪ Fillo të shkruash për zhurmat e vogla dhe të dëmshme që të rrethojnë dhe fillo t’i largosh pak nga pak.

▪ Fillo të reduktosh faktorët e jashtëm sa më shumë të mundesh që të mësosh veten dhe të lësh hapësirë për më pak zhurmë dhe më shumë kohë me veten dhe mendimet e tua.

Exit mobile version