Site icon PrishtinaPress

Funksionari i partisë së Zaevit e quan fashist Gjergj Dedajn, i rrezikohet pozita e ambasadorit

Me t’u bërë zyrtare emërimi i zëvendësministrit, Gjergj Dedaj, amabasador i Kosovës në Maqedoni, kanë nisur reagimet nga shteti fqinj. Për shkak të deklarimeve të Dedajt për Turqinë, maqedonasit nuk po e duan ambasadorin e ri të Kosovës në vendin e tyre, ndërsa ka reaguar edhe partia më e madhe maqedonase, LSDM’ja e Kryeministrit Zoran Zaev.

Funksionari shqiptar i LSDM’së, Hadi Osmani është kundër emërimit të Gjergj Dedajt ambasador në Shkup. Ai e ka quajtur Dedajn ‘fashist’ dhe thotë se do t’i kërkojë kryeministrit Zaev që të mos pranohet ambasadori që, sipas tij ka fyer një nga komunitetet që jetojnë në Maqedoni, turqit.

“Ne nje shtet multietnik dhe i barabarte per te gjithe qytetaret, nuk ka vend per fashistet si Gjergj Dedaj. Shqetesimin tim do t’ia percjell edhe kryeministrit Zoran Zaev dhe do te kerkoj qe mos ta pranoje nje ambasador qe ofendon komunitetet qe jetojne edhe ne Maqedoni. Ai eshte fashist, racist, islamofob… Ai eshte i shkarkuar nga posti i tij per fashizem, nuk pranojme mbeturina“- shkruan funksionari shqiptar i LSDM-së, Hadi Osmani.

Exit mobile version