1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Fund i keq”, Selimi, Ischinger e Maliqi parashikojnë dështim të marrëveshjes së Ohrit

Ende pa u tharë ngjyra e shkronjave në letrën e marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi në Ohër, njohësit e zhvillimeve politike kanë filluar të flasin për frikën dhe mundësinë që ajo të dështoj.

I pari që e ka nisur këtë tezë ka qenë ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, i cili ka thënë se ka shpresuar që edhe në marrëveshjen që u arrit në Ohër do të kishte një dokument shtesë në të cilin do të shkruheshin garancitë siç kishte qenë letra e Mogherinit për Isa Mustafën rreth Asociacionit.

Ai tutje ka shkruar se duke qenë se s’ka kurrfarë garancish të shkruara për njohje e integrim, atëherë mund të parashikojë që marrëveshja s’do të ketë fund të mirë.

“Unë shpresova për një dokument anësor sikur “Letra e Mogherinit për Isa Mustafën’, por siç duket s’ka garanci të tilla të shkruara për njohjen e Kosovës, anëtarësimin dhe integrimin e Kosovës. Unë s’kam marrë pjesë prej vitesh në çështje të dialogut por mund të parashikoj që kjo s’do të përfundojë mirë”, ka shkruar Selimi.

 

Se Petrit Selimi mund të ketë të drejtë e ka thënë edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger.

“Shpresoj ta keni gabim por kam frikë se mund të keni të drejtë”, ka shkruar Ischinger.

Në debatin për dështimin e asaj që u arrit në Ohër është përfshirë edhe analisti politik Agon Maliqi. Ai ka shkruar se sa më shumë që kalojnë ditët nga “marrëveshja dërmuese” e të shtunës aq më shumë mund të mendohet për 100 mënyra se si ajo mund të dështojë dhe jo si do të ketë sukses.

Maliqi thotë se ka të ngjarë që Vuçiq ta marrë atë që dëshiron vërtetë që të ruaj status-quon në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sa më shumë kohë kalon nga marrëveshja dërrmuese e së shtunës, aq më shumë mund të mendohet për 100 mënyra se si kjo dështon dhe jo shumë në të cilat ka sukses. Detyrimi perëndimor nuk do të jetë në gjendje të kompensojë stimujt e dobët. Vuçiq ka të ngjarë të marrë atë që dëshiron vërtet: të ruajë status-quo-në”, ka shkruar Maliqi në reagimin e tij ndaj Ischinger.

Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër kanë arritur pajtim edhe për Aneksin e Implementimit të planit franko-gjerman. Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic pas disa orësh negociata kanë arritur që të bien dakord për atë se si do të implementohet marrëveshja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img