Site icon PrishtinaPress

“Fuçi baruti”,– Gjermania dhe SHBA-ja në koordinim të ngushtë për tensionet mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori gjerman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andreas Michaelis, ka thënë se Gjermania dhe SHBA-ja janë duke bashkëpunuar ngushtë pas zhvillimeve në Kosovë.

Michaelis, mes tjerash ka potencuar se Kosova dhe Serbia janë fuqi baruti në Evropë, transmeton Klankosova.tv.

Këto deklarime i bëri ambasadori gjerman pas vendosjes së trupave serbe me Kosovën.

“Kosova/Serbia është një tjetër fuçi baruti në Evropë. Duhet të merret seriozisht rreziku. Koordinim shumë i ngushtë mes Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit. Absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë tani”, shkroi Michaelis.

Exit mobile version