2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ftesë për protestë në Stockholm më 2 shtator

Qytetari nga Kosova Ilir Canhasi, me banim e punë në Suedi, është shumë i pakënaqur me ato që ai i quan lajme të këqija që çdo ditë i dëgjon nga Kosova e për Kosovën.

Për këtë arsye, ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka ftuar bashkëmendimtarët dhe bashkëvendësit që të protestojnë kundër atyre që ai i quan kriminelë që e kanë kapur shtetin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Canhasi në shkrim ka sqaruar se protesta e thirrur nga ai do të mbahet para ndërtesës së Ambasadës së Kosovës në Stockholm e cila, ka thënë ai, qe një vit nuk ka ambasador.

Protestëthirrësi Canhasi ka theksuar se nuk i përket asnjë partie politike në diasporë dhe se e kundërshton organizimin e tillë jashtë vendit.

Protesta mbahet para ambasadës së Kosovës në Stockholm më 2 shtator 2018, në orën 12:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img