2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ftesa të reja nga Specialja

Disa prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë intervistuar.

Përveç intervistimit të disa prej ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ftesa për intervistim nga Specialja kanë marrë edhe ish-zyrtarë të tjerë të UÇK-së, por të cilat nuk po bëhen publike.

Madje njëri nga avokatët e akredituar të Gjykatës Speciale ka konfirmuar se klientët e tij kanë marrë ftesa për intervistim.

Disa prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë intervistuar tashmë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e disa të tjerë kanë konfirmuar se i kanë marrë ftesat për intervistim, por ka edhe të atillë që janë duke i mbajtur larg publikut ftesat nga Specialja.

Avokatë të akredituar nga Gjykata Speciale kanë konfirmuar se tashmë kanë marrë disa klientë, të cilët janë ftuar nga Specialja për intervistim, po të cilët nuk duan t’i bëjnë publike ftesat.

Avokati i akredituar në këtë Gjykatë Artan Qerkini për “Zërin” ka bërë të ditur se ai deri më tani i ka dy klientë që pritet t’i mbrojë para Prokurorisë së Specializuar.

Qerkini ka theksuar se për shkak të ndjeshmërisë së procesit nuk mund t’i bëjë publikë emrat e tyre.

“Deri më tani i kam dy klientë, të cilët do t’i përfaqësoj në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Mund të them shkurt se klientët e mi do të paraqiten në Hagë kah fundi i janarit dhe mesi i shkurtit 2019. Nuk besoj që janë emra shumë të njohur për publikun, pavarësisht se kjo nuk matet me ndonjë kriter objektiv”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img