Presidentja Vjosa Osmani tha se çështja për rregulloren e BQK-së që përjashton përdorimin e dinarit mund të zgjidhet lehtë në Kosovë në një takim “zgjat disa orë” me institucionet relevante.
E pyetur për ftesën e BE-së për një takim në Bruksel rreth kësaj teme, Osmani tha se përgjigjen për atë se çfarë ka qenë ftesa e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, por shtoi se dinari asnjëherë s’është dashur të bëhet çështje e për më tepër përplasje me aleatët, raporton Gazeta Express.
“Mund ta pyesni vetë zëvendëskryeministrin Bislimi se çka saktësisht është ftesa, por unë mendoj që këto çështje mund të zgjidhen në Kosovë kur ka vullnet dhe janë çështje të thjeshta që s’është dashur kurrë të shlaktojnë mospajtime, por nganjëherë është mungesa e komunikimit me kohë që i shkakton ato”.
Osmani tha se askush s’po i kërkon Kosovës që të mos e zbatojë rregulloren e BQK-së, por një plan tranzicioni.
“Kjo që po quhet çështja e dinarit nuk është çështje e dinarit fare. Askush nuk është duke kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK-së apo të shfuqizohet ajo. E tëra që po kërkohet është që të ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh të gjitha nevojat e qytetarëve të rëndomtë të clët marrin ndihmë financiare nga Serbia. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt s’është dashur të bëhet çështje fare. Nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët tonë fare. Nëse ka vullnet, me një takim që mund të zgjasë disa orëmund të ulen të gjitha instituciont relevante – ato që e zbatojnë në praktikë -dhe të dalin me hapa konkretë, bazuar në ligj dhe të marrim edhe përkrahjen e aleatëve për zbatimin e saj, sepse kjo çështje pastaj nëse nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen edhe probleme të mëtejme”, tha sot Osmani në një deklarim për gazetarë.