9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

FSSHK kërkon lirimin e mjekëve të arrestuar, e quan skandaloz arrestimin e tyre pa ekspertizë mjeko-ligjore

Federate e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me arrestimin e mjekëve në Spitalin e Prizrenit.

Në reagim thuhet se jo më larg se javën e kaluar, FSSHK është dashur që të regaojë për sulmet fizike në vendin e punës ndaj punëtorëve shëndetësor,ku kryerësit e këtyre veprave janë arrestuar disa ditë pas sulmeve dhe nuk është bërë asnjë lajm mediatik por as edhe një reagim institucional.

“FSSHK në asnjë rrethanë nuk tenton të ndërhyjë në procedurat gjyqësore/prokuroriale por arrestimi i profesionistëve shëndetësor pas denoncimit të rastit pa u kryer ekspertiza mjeko-ligjore është SKANDALOZ. Mjekët të cilët edhe gjatë festës i kanë lënë familjet e tyre për ti shërbyer qytetarëve,ata të cilët në historikun e tyre profesional nuk kanë asnjë vërejtje,sot po ballafaqohen me cënim të dinjitetit,degradim e linçim public”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Në Reagim po ashtu thuhet se ngjarje të tilla ndikojnë në uljen e besueshmërisë të qytetarëne n] systemin shëndetësorë.

“Duke bashkëndjerë dhimbjen me familjen e pacientit, në sistemin shëndetësor si tek ne ashtu edhe në vendet bashkëkohore ndodhin fatkeqësisht edhe përfundime të rasteve me vdekje,por zgjidhjet e rasteve nuk fillojnë me arrestime. Ngjarje të tilla ndikojnë edhe më shumë në uljen e besueshmërisë së qytetarevë për trajtim në sistemin publik shëndetësor por edhe marrjen e shërbimeve shëndetësore nga profesionistët shëndetësor”, thuhet në reagim.

FSSHK kërkon që të lirohen mjekët e arrestuar pa u penguar procedura hetimore për zbardhjen e rastit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img