Site icon PrishtinaPress

FSSHK-ja letër Qeverisë në lidhje me pagat shtesë të punëtorëve shëndetësor, thonë se po u shkelen të drejtat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, i është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë, Besnik Bislimi dhe Arben Vitia ku kanë shprehur indinjatën e thellë të tyre në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë për punëtorët shëndetësor.

Në këtë letër, FSSHK-ja shprehet se zyrtarët shtetëror janë duke bërë presion tek institucionet shëndetësore, që të pastrohen listat të cilat janë dërguar për punonjësit të cilët duhet të përfitojnë nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Duke marrë parasysh këtë, FSSHK-ja ka bërë të ditur se do t’i drejtohen Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, pasi sipas tyre, po u shkelen të drejtat e puëntorëve.

“Siç duket kemi hasur në vesh të shurdhër dhe si pasojë e kësaj zyrtarët tuaj bëjnë presion tek menaxhmentet e insitucioneve shëndetësore PËR PASTRIM TË LISTAVE që nënkupton përjashtimin e shumë punëtorëve nga kjo Pako. I nderuari Kryeminstër në detyrë, me këtë ju po bëni shkelje të të drejtave të punëtorëve shëndetësor të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i adresohet  Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrotjen e të Drejtave Lirive të Njeriut në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Letra e plotë:

I nderuari Z. Kryeministër në detyrë Z. Kurti

Të nderuar Ministra në detyrë të Financave dhe Transfereve Z. Bislimi dhe Shëndetësisë Dr. Vitia, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në emër të gjithë punëtorëve shëndetësor shpreh indinjatën e thellë në lidhje me ndarjen e kompenzimit shtesë për punëtorët shëndetësor bazuar në Pakon Fiskale Emergjente respektivisht Masa-6.

Po jua rikujtojë se para marrjes së vendimit tuaj në mbledhjen e Qeverisë ne me datë 29 Mars u jemi adresuar duke kërkuar që në këtë Pako të futen të gjithë punëtorë shëndetësor dhe stafi mbështetës duke filluar nga punëtorët e sigurimit, punëtorët e pastrimit, bartësit, vozitësit, punëotrët e shërbimeve teknike dhe të administratës, IT,profilet jo-mjekësore të punësuar në institucione shëndetësore, infermierët, mjekët, specialistët e të gjitha fushave mjekësore, farmacistët, psikologët, stomatologët e gjithë të tjerë.

Por siq duket kemi hasur në vesh të shurdhër dhe si pasojë e kësaj zyrtarët tuaj bëjnë presion tek menaxhmentet e insitucioneve shëndetësore PËR PASTRIM TË LISTAVE që nënkupton përjashtimin e shumë punëtorëve nga kjo Pako.

I nderuari Kryeminstër në detyrë, me këtë ju po bëni shkelje të të drejtave të punëtorëve shëndetësor të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do ti adresohet Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrotjen e të Drejtave Lirive të Njeriut në Kosovë.

Në fund po jua themi OSE STIMULOJINI TË GJITHË PUNËTORËT SHËNDETËSOR OSE ASNJËRIN PREJ TYRE

Punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës nuk janë për lëmoshë por kërkojnë respektin e merituar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar i FSSHK-së

Exit mobile version